Categories Lajme

VIDEO/ Publikohen pamjet, ky është momenti kur “maniaku” i Tiranës sulmon me grushta dhe shkelma dy aktivistet

Ditën e sotme, u publikua një lajm lidhur me një tjetër rast të ushtrimit të dhunës ndaj femrave në Tiranë. Agresori ishte Denis Telo i njëjti i cili ka dhunuar vazhdimisht femra nëpër rrugët e Tiranës dhe nuk është marrë asnjë masë nga ana e policisë.

Viktimat e tij kësaj here ishin dy motrat aktiviste, Mirela dhe Albina Ruko të cilat siç shihen edhe në videon e mëposhtme kanë qenë duke ecur në rrugë kur papritmas janë sulmuar pabesisht nga agresori Denis Telo.

Për shtetasin Telo, mësohet se ka në total 9 kallëzime në polici dhe ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tij, duke bërë që të endet i lirë nëpër rrugët e Tiranës, ku është një rrezik i madh për femra të tjera të cilat mund të dhunohen.

Reagimi i plotë i dy motrave aktiviste të cilat u dhunuan pabesisht nga shtetasi Denis Telo:

Sot rreth orës 13:00, një person i panjohur më sulmoi pa arsye mua dhe motrën time. Ne dolëm për të bërë pazar dhe përfunduam të dhunuara në mes të ditës, në një nga rrugët më të frekuentuara në kryeqytet.
Të nisura drejt komistariatit, personi na bëri sërisht pritë dhe na sulmoi për të dytën herë.

Sipas policisë, nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. Denisi ka 8 kallëzime në polici për dhunë në rrugë ndaj personave të panjohur(kryesisht vajzave). Kallëzimi im dhe i motrës time është i 9! Kush e di sa e sa raste të paraportuara. Ama ndaj Denisit nuk ka asnjë rast hetimor të hapur e aq më pak të jetë i dënuar.

Si duket, Denisi ka miqësi të fortë dhe vazhdon palestrohet për të rrahur kë ti dalë përpara!

Fajtori këtu është shteti që lë të lirë një njeri i cili dukshëm ka probleme të shëndetit mendor.
Shteti nuk të fal as për një grafiti në rrugë, as nëse e ngre zërin në protestë, por rastet si ky i kalon në heshtje e me prapaskena siç është mësuar zakonisht të bëj.

Kësaj radhe as prokuroria dhe as Denisi nuk do ja hedh lehtë! Jo vetëm për vete, por për të gjitha ato vajza që ai ka dhunuar!

P.s ky është sulmi i dytë Ky është shtetasi Denis Telo

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME