Categories Lajme

Video/Rama: Edhe vajza jonë ka punuar për të paguar shpenzimet

I vënë përballë rrëfimeve të studentëve në tre emisionet e fundit të “Opinion”, të cilët shpjegonin vuajtjet për të paguar tarifat e universiteteve, Kryeministri Edi Rama tha se edhe vajza e tyre kishte punuar recepsioniste për të paguar shpenzimet.

Blendi Fevziu: Studentët kanë hall, hall të mirëfilltë. 200 karrige për 270 studentë. Studenti i verbër që paguan 1.5 milionë, ndërkohë që ligji thotë se duhet ta ketë falas. Përse nuk ua plotëson kërkesat, përse i lë prej 8 ditësh para zyrës tuaj në të ftohtë? Prej dy netësh ndezin zjarr. Jeni prind vetë…

Edi Rama: Faleminderit që ma kujtove këtë dhe në fakt. Duke qenë prind vetë m’u kujtua që vajza jonë, kur shkoi për studime, punonte turn i tretë recepsioniste, për të mbuluar pjesën e shpenzimeve që i duheshin, sepse kështu nuk është këtu është kudo.

Rama foli mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku ishte vënë përballë gazetarëve Mirela Milori, Robert Rakipllari, Andi Bejtja dhe Mark Marku. Në studio nuk kishte asnjë përfaqësi të studentëve.

Sipas studentëve, plotësimi i listës me 8 kërkesa është negociata e vetme me qeverinë, pasi ata nuk pranojnë të përfshihen në dialog pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME