Categories Lajme

Video: Rama po mbyll dhe kafenetë pranë Teatrit Kombëtar

Ish- deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar një video ku tregon pamjet e momentit kur forcat e policisë po boshatisin një lokal pranë godinës së Teatrit Kombëtar, nga ku këtë të mërkurë ka patur përplasje prej mëse 8 orësh mes policisë dhe qytetarëve e artistëve që duan ta mbrojnë Teatrin nga shembja. Vokshi shkruan se pasi bllokuan të gjithë perimetrin pranë Teatrit, tashmë policia me urdhër të Ramës ka nisur të boshatisë dhe lokalet pranë Teatrit, një shkelje flagrante e ligjit.

STATUSI:

CMENDURI!! POLICIA BLLOKON PRONËN PRIVATE PËR TË PENGUAR QYTETARËT T’I BASHKOHEN PROTESTËS!! Ky është Bar Epiri që policë të devotshëm të Edi Ramës e kanë zaptuar për të penguar cdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale. Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes shqiponja.

Këta policë sot e kanë vulosur shkarkimin nga puna dhe do përgjigjen për cdo shkelje ligji apo dhunë ushtruar ndaj qytetarëve ose artistëve. Teatri Kombëtar është streha e fundit e lirisë dhe e demokracisë.

O Sot O Kurrë!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME