Categories Lajme

VIDEO/ Rulota me targa të huaja del nga rruga në Mallakastër, çifti skocez përfundon në spital

Rulota me targa të huaja del nga rruga në afërsi të fshatit Pocem në Mallakastër, burrë e grua përfundojnë në spitalin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan- Tepelenë, kur një rulot me targa të huaja E913JOW ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas, Dominic Macfarlane dhe Gabriela Tominac, çift skocez.

Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë era e fortë në këtë pjesë të rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën bluzat e bardha të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa më pas burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës.

NJOFTIMI I POLICISE, Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME