Categories Lajme

VIDEO\ Të jemi pranë të miturës në Vlorë, dhunohet dhe bullizohet nga shoqet e saj

Ditën e sotme, policia e Pogradecit, njoftoi vetëvrasjen e një vajze 12-vjeçare, e cila u gjet e varur në kasollen pranë shtëpisë. Ngjarja është tepër e rëndë, duke menduar edhe moshën e viktimës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë të miturën të marrë këtë veprim ekstrem, por adoleshentët shqiptarë, prej kohësh kanë si plagë, bullizmin dhe dhunën mes tyre.

Nuk do ishte aspak çudi që ky të ishte dhe shkaku i vetëvrasjes së kësaj 12-vjeçareje, që sot nuk është më pranë prehrit të prindërve.

E teksa nuk bëmë dot asgjë për të ditur se çfarë e mundonte të miturën, së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur disa pamje, ku katër vajza të mitura dhunojnë një bashkëmoshataren e tyre. Gjithashtu ato e filmojnë, që nesër të tallen me të, duke i krijuar kështu një presion psikologjik, që mund ta shtyjë të miturën e dhunuar të marrë vendime ekstreme.

Ky është qëllimi i këtij lajmi. Të parandalojmë atë që mund të ndodhë nesër. T’i qëndrojmë pranë të miturës së dhunuar. I bëjmë thirrje policisë të reagojë menjëherë dhe psikologët të shkojnë pranë vajzës së dhunuar. JOQ ALBANIA është e gatshme të vërë në dispozicion pamjet pa censurë të kësaj dhune.

https://twitter.com/i/status/1694000489959194843

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME