Categories Lajme

VIDEO\ U përpoq të hipte në anije për të shkuar në Kretë, 36-vjeçari shtyhet me dhunë nga ekuipazhi dhe vdes në det

Trishtim dhe zemërim ka shkaktuar vdekja e 36-vjeçarit Antonis Karyotis nga Agios Nikolaos, Kretë, i cili vdiq kur anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon të Attica Group e shtynë atë ndërsa ai ishte në katapultë.

Kapiteni i anijes dhe 3 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u arrestuan lidhur me ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e 36-vjeçarit nga Kreta, ata pritet të dalin para organeve të drejtësisë.

Kapiteni, shefi, oficeri i kuvertës dhe oficeri i parë përballen së bashku me akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe shkeljen e neneve të Kodit të së Drejtës Publike Detare.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e shkuar, ku një 36-vjeçar ka përfunduar në vorbullën e helikës së një anije, pasi u shty nga disa anëtarë të ekuipazhit të anijes “Blue Horizon”, në të cilën i riu tentoi të ngjitej.

Skenat e tragjedisë që ndodhi mbrëmë në portin e Pireut është kthyer tashmë në një video virale në rrjet, ku duket e gjithë ngjarja nga fillimi deri në fund.

Anija e akorduar në port, e cila kishte destinacion portin e Heraklion, Kretë do të nisej vetëm pak sekonda pasi 36-vjeçar të përfundonte nën helikat e saj.

Në video duket i riu, i cili përpiqet të hipë në anije, ndërsa ekuipazhi i “Blue Horizon” e shtyn dhe largon me forcë.

E ndërsa 36-vjeçari arrin të ngjitet në katapultën e anijes, dy persona nga ekuipazhi “Blue Horizon” e shtyjnë atë jashtë duke vazhduar procedurat e nisjes.

I riu përpiqet të qëndrojë në katapultë dhe të hipë në anije për të udhëtuar në Heraklion, por dy anëtarët e ekuipazhit përsëri e shtyjnë atë me dhunë për ta hedhur nga anija.

Përpjekja e 36-vjeçarit duket e kotë në momentin kur, dy anëtarët të ekuipazhit ia dalin dhe e shtyjnë atë deri në kufijtë e katapultës.

Për pasojë viktima duket teksa humbet ekuilibrin dhe bie në det, në vazhdën e motorëve kryesorë të tragetit të madh të pasagjerëve që u nis.

Ndërsa i riu lufton dallgët, anija “Blue Horizon” lundron drejt Heraklionit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Gënjeshtrat e ekuipazhit për pasagjerët

“Informojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi i marrë nga pasagjerët e anijes ndërsa Blue Horizon u urdhërua të kthehej në portin e Pireut, në një përpjekje të sfiduese të ekuipazhit për të heshtur incidentin dhe për të fshehur përgjegjësinë e ekuipazhit i cili ka shtyrë nga katapulta pasagjerin 36-vjeçar që pësoi vdekjen tragjike.

Kapiteni dhe ekuipazhi u arrestuan

Pothuajse njëkohësisht me zbulimin e videos shokuese nga protothema.gr që tregon dy anëtarët e ekuipazhit duke hedhur nga katapulta duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, u bë e ditur se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhi i tij u arrestuan. Kompania pronare e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME