Categories Lajme

VIDEO/ ‘Uau’: Policët habiten kur zbulojnë shtëpinë e dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë kapur nga policia britanike, duke drejtuar një fermë të sofistikuar kanabisi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetas misteriozë italianë, në Swansea Valley. Policia ka bastisur banesën e shqiptarëve, ku ka gjetur më shumë se 300 bimë kanabisi, që kultivoheshin në dhoma të ndryshme. Kjo ka habitur policët anglezë, teksa kamerat që ata kanë në trup, kanë regjistruar momentin kur ata thonë “Wow”, në momentin që zbulojnë fabrikën plot bimë kanabisi. Ndërkohë, gjatë aksionit, policia ka arr.estuar 27-vjeçarin shqiptar, Bekim Selmani, në momentin kur po kujdesej për bimët e kanabisit që kishte kultivuar në dhomën e gjumit, ndërsa në xhep i janë gjetur 250 euro para cash.

Në një tjetër dhomë është arrestuar edhe 26-vjeçari shqiptar, Pashko Paluca. Në total, policia sekuestroi 321 bimë narkotike, ndërsa para hetuesve njëri prej shqiptarëve ka kyçur gojën, ndërsa tjetri, përkatësisht Selmani, ka thënë se nga shitja e lëndës narkotike do të fitonin 5-6 mijë paund. Nga ana e tyre, autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona, që kanë lidhje me këtë grup të trafikut të lëndëve narkotike.

Për të parë videon klikoni KËTU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME