Categories Sport

VIDEO\Stadiumi bosh aspak problem, tifozi i thekur i Messit futet në fushë

Barcelona nuk hasi probleme përballë Mallorcas mbrëmjen e kaluar. Kampionët e Spanjës shënuan katër herë dhe u rikthyen me tre pikë në shtëpi. Ndeshjet në Spanjë po zhvillohen pa tifozë, por një prej tyre e gjeti mënyrën për të hyrë në stadium dhe për t’u futur në fushën e blertë. Ishte minuta e 53-të e ndeshjes, katalanasit udhëhiqnin 0-2 dhe një djalosh me fanellën numër 10 të Leo Messit me Argjentinën i befasoi të gjithë. Ai u fut në fushë dhe përfitoi të bënte një selfie me Jordi Alban. Më pas u nis drejt Messit, idhullit të tij.

Forcat e sigurisë reaguan dhe tifozi i çmendur nuk ia doli të takonte “pleshtin”, duke ia mohuar gëzimin e madh. “Jam një francez që kam jetuar gjithmonë këtu. Bëra disa foto, por policia kontrolloi telefonin tim dhe m’u desh t’i fshija. Doja të bëja një foto me Messin, ai është idhulli im. Ia dola të bëj një me Jordi Alba, por nuk arrita do te Leo për fat të keq. E di që tani më pret një gjobë për veprimin e kryer“, tregon tifozi i madh i kapitenit të Barcelonës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME