Categories Lajme

Vihen në qeli tre të rinjtë në Tiranë (Zbardhet ngjarja)

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”. Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht :

S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME