Categories Politike

Topalli: Heshtja e Bashës për pragun e dyfishtë elektoral, lojë hileqare

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi liderin e opozitës Lulzim Basha se po bën lojë hileqare me heshtjen për pragun e dyfishtë elektoral. “Heshtja e Lulzim Bashës për propozimin e vendosjes së pragut të dyfishtë nga Rama është konfirmim tjetër i lojës hileqare të tyre, sikurse është konfirmim i marrëveshjeve të fshehta në kalkulim të politikave personale e karrigeve të tyre dhe kundër interesit të qytetarëve”, theksoi ajo “Pse heshtin të gjithë për pragun elektoral. Pragu elektoral i dyfishtë është përpjekje e shëmtuar kundër vullnetit të qytetarëve që duan ndryshim. Heshtja e opozitës ndaj propozimit të Ramës për prag shtesë, konfirmon marrëveshjet e fshehta me qëllim ruajtjen e karrigeve të kryetarëve. Ndryshimi i sistemit elektoral nuk  është gjë e keqe në vetvete. Ai mund të përmirësohet, por është e dëmshme kur ndryshon vetëm pak muaj para zgjedhjeve dhe kur në përmbajtje redukton mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim”, u shpreh Topalli.

“Në çdo sistem elektoral, pragu është kyç. Është një ndër tre elementet që konsiderohet faktor vendimtar në kushtet elektorale, ndaj te cilit duhet treguar vëmendje në mënyrë që të evitoje manipulimin në favor të partive që kanë bërë monopol jetën politike. Sistemi me prag të dyfishtë është i mirë për tre kryetarët e partive, por është i keq për parlamentin dhe demokracinë. Llogaritë politike të kryetarëve e bënë pragun agjendë personale të tyre duke bere një prapaktheu të rëndë. Pragu elektoral është një ndër mekanizmat bazë për përjashtimin e përfaqësimit në parlament të votuesve që janë kundër skenës së vjetër politike”, tha ajo. Po ashtu, Topalli shton se “ne kemi një sistem elektoral rajonal i cili ka një prag informal rajonal”.

“Vendosja me ligj e një pragu të dytë elektoral kombëtar është mbyllje hermetike e sistemit të vjetër të kryetarëve. Pragu i ri i propozuar nga PS në dakordësi me kryetarin e opozitës përmes heshtjes së turpshme është goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare me ligj. Ky rast bie në kundërshtim me praktikat e mira të Komisionit të Venecias sikurse edhe me vendimet e Gjykatës së Strasburgut, që për një çështje të tilla ka vendosur që pragu elektoral nuk mund të ndryshohet në një vend pa institucione të konsoliduara, d.m.th pa Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Topalli. /j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME