Personazhet e showbizzit shqiptar tërheqin gjithmonë vëmendjen me detajet nga jeta e tyre. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale nga ku postojnë momente të ndryshme të jetës së tyre.
Së fundmi në një intervistë të gazetarit të “Stop” shumë personazhe të njohur i janë përgjigjur pyetjes, se cili është ushqimi i tyre më i preferuar.
Përgjigjet kanë qenë të larmishme ku edhe kanë treguar ushqimin që ata parapëlqejnë më shumë.
Ndërsa më vonë ata janë pyetur se cili ushqim është gjithmonën në listën e gjërave që ata hajnë para se të bëjnë seks.
Grosh, tavë me kos, qull e deri tek suxhuku, përgjigjet e tyre kanë qenë mjaft qesharake.
Marsela Cibukaj: Ai qe duhet ta dije, e di.
Xhaklina Lektari : Tava me kos.
Ermal Mamaqi: Shumë i mirë është dhe suxhuku…
Fjodora Fjora: Qulla e gjyshit tim, ajo është me hudhra, nuk duhet të takosh njeri…
Egla Harxhi: I ha të gjitha ushqimet shqiptare, por për atë gjë nuk janë aq pikante ushqimet tona.
