Categories Lajme

Vitore Tusha kundër KED, Gjykata Kushtetuese refuzon Vorpsin dhe njeh zyrtarisht Xhaferllarin

Gjykata Kushtetuese  shpërndau të premten një deklaratë në fund të së cilës shkruante se “është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtareve të reja, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, duke njohur si anëtare të kësaj gjykate emrin e dekretuar nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe jo emrin e parë në listën e KED-së, të botuar në Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsin.Pak më vonë, përmes një njoftim tjetër, ajo bëri publik edhe listën e anëtarëve, për të cilën në njoftim thuhet se i plotësojnë kriteret.Për të ardhur deri në këtë vendim, mësohet se ditën e djeshme ka pasur një mbledhje mes Vitore Tushës, Besnik Muçit, dhe dy anëtareve të reja Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të votuara nga Kuvendi.Duke qenë se Vitore Tusha, është gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është e qartë se njoftimi është bërë nën urdhërat e saj. Vitore Tusha është anëtarja më e vjetër e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati, por qëndron ende në detyrë në pritje të zëvendësimit.Ajo çfarë është më e rëndë, është fakti se në njoftimin që ka dalë nga Gjykata Kushtetues, me ‘bekimin’ e VitoreTushës, janë renditur anëtarët që, sipas saj, i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e kësaj gjykate, duke përjashtuar kështu Arta Vorpsin, e cila u zgjodh automatikisht nga KED si anëtare për në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk u shpreh brenda afatit ligjor 30 ditë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Njoftimi i djeshëm:Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;

3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;

4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;

5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

Njoftimi i ditës së djeshme, ishte jashtë kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk mund të vendoset me një njoftim, nëse një anëtar i plotëson apo jo kriteret, por duke qenë i njohur afrimiteti i Vitore Tushës me Metën, nuk është i rastësishëm ky vendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME