Categories Politike

Vizita e Putin në Serbi/ Blindohet Beogradi me qindra agjentë rus, ja dhurata speciale e Vuçiç

Masa të shumta sigurie janë parashikuar të merren në Beograd në prag të vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nesër do të mbërrijë për vizitë në Beograd.

“Alo” shkruan se të dielën kanë mbërritur rreth 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse të cilët personalisht do të përkujdesen për sigurinë e presidentit rus.

Ata do të sigurojnë gjithë rrugën e lëvizjes së Putinit, vendin e takimeve, por edhe pajisjet e klimës, ushqimin, internetin e shumëçka tjetër, transmeton Lajmi.net.

Në mesin e tyre do të ketë edhe snajperistë mbi kulme të ndërtesave të ndryshme në Beograd.

Në ekipin e sigurisë do të marrë pjesë edhe ushtria e Serbisë.

Por, banorët në lagjen “Oslobodioci Beograda” kanë marrë sot një njoftim në dyert e banesave të tyre për instruksionet që duhet ndjekur në ditën e vizitës së Putinit.

Në njoftim thuhet se dritaret duhet të jenë të mbyllura dhe mbulesat duhet të vendosen nga ora 8 deri 13:30, kur do të zgjasë vizita e Putinit në atë zonë të qytetit.

Gjatë asaj periudhe, ata po ashtu nuk guxojnë të bëjnë shëtitje në zonë.

Ndërkohë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njihet për marrëdhëniet e ngushta që ka me presidentin rus Vladimir Putin.

Në çdo takim ata janë shfaqur goxha të afërt me njeri tjetrin, por dhurata që Vuçiç do i bëj presidentit rus na ka habitur të gjithëve.

Mësohet se Vicic do t’i dhurojë një qen Sharri, Putinit. Sipas portalit serb “Blic” ky qen është mashkull dhe është tre muajsh.

Ajo cfarë mund të thuhet në përfundim është se kjo mbetet një dhuratë e çuditshme duke marrë në kosidaratë, se qeni i Sharrit njihet si racë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME