Categories Kulture

Vlora guri i themelit të kombit shqiptar

Vlora është vendi më i pasur me histori në Shqipëri. Krahina është banuar që në periudhën antike. Gjurmët e para datojnë në shek. VI para Krishtit.
Në këtë periudhë u ngritën në gjirin e Vlorës katër qytete antikë: Orikumi, Thronioni (Kanina), Triporti dhe Aulona. Secili prej këtyre qyteteve ka historinë e vetë të lindjes, lulëzimit dhe rënies.
Dhe të tërë së bashku dëshmojnë historinë e lashtë të qytetërimit antik të trevës së Vlorës. Gjurmët më të lashta të qytetërimit i përkasin Orikumit të sotëm, i cili ruan ende brenda tij rrënojat e vjetra të qytetit, i cili luajti një rol tepër të rëndësishëm në luftën civile mes Çezarit dhe Pompeit.
Si fillim atë e mbante Pompei si stacion për flotën e tij ushtarake, por më pas, në janar të vitit 48 para Krishtit, u pushtua nga Cezari. Qyteti duket se ka pasur një zhvillim relativisht të rëndësishëm ekonomik përderisa monedhat e tij të para janë prerë që në shekullin III para Krishtit. Në kohën bizantine dhe më pas gjatë Mesjetës Orikumi përmendet me emrin Jeriko. Në kohën e pushtimit osman, në fillimin e shekullit XV, turqit e pagëzuan qytetin me emrin Pashaliman, emër që përdoret nga banorët vendas shumë shpesh edhe në kohën e sotme.
Aulona e dikurshme dhe Vlora e sotme është qendra më e rëndësishme qytetare, tregtare dhe turistike e bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë. Ngjarja më e rëndësishme historike për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë është Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, kur patrioti Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë flamurin kombëtar dhe do të krijonte qeverinë e përkohshme. Gjatë luftërave të shumta, Vlora ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen e kufijve tokësorë dhe detarë.
Veçanërisht kujtohet Lufta Vlorës e vitit 1920, e cila përfaqëson një nga qëndresat më të forta të shqiptarëve kundër pushtuesve italianë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Vlora do të shndërrohej në njërën ndër vatrat më të rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. 15 tetori 1944 është dita e çlirimit të Vlorës nga trupat gjermane.

Në vitin 1990 populli i Vlorës do të kontribuonte në rrëzimin e diktaturës.

Ne vitin e ashtuquajtur te mbrapsht 1997 ku firmat piramidale deklaruan falimentimin e tyre ne gjithe shqiperine, populli i vlores si me i prekuri nga keto skema si gjithmon u hodh ne linjen e pare te protestave per te kerkuar parate e humbura dhe me pas per te rezuar qeverine dhe presidentin Sali Berisha te cilet drejtonin vendin.Me pas ne vlore mbizoteronte kaosi dhe situata u rendua me shume edhe me formimin e bandave te armatosura.Por me largimin e gjithe kupoles se asaj kohe dhe hyrjen ne vlore te forcave policore shqiptare filloj te gjallerohej jeta.

E që nga ajo kohë e deri më sot Vlora ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme dhe të shpejta në shumë drejtime, ku turizmi qëndron në pararojë pa lene pa permenduar edhe infrastrukturen rrugore ne te gjitha qytetet e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME