Categories Lajme

Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar të transportit

Vlora është një prej qyteteve ku transporti urban ende nuk ka nisur. Qytetarët ankohen se shërbimi i munguar u ka krijuar vështirësi dhe u ka rritur koston për të lëvizur. Autobusët e transportit urban nuk qarkullojnë në rrugët e Vlorës prej më shumë se katër muaj! Shërbimi u ndalua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa pas rihapjes, kompania private nuk ka rinisur punën pasi kundërshton protokollin e lëvizjes. ”Mirë do ishte që unë mos të shkoja në këmbë.”Në pjesën dërmuese qytetarët e vlorës thonë se u mungon një shërbim i domosdoshëm.

”Pjesa tjetër e popullsisë, për shkak të largësisë së vendit të punës, është domosdoshmëri.” Veç vështirësisë në lëvizje, për një pjesë mungesa e urbanëve është përkthyer në kosto financiare. Thonë se në raste nevojë detyrohen të marrin mjete të tjera transporti të cilat kushtojnë më shumë! ”Do jetë i detyruar të përdorë një transport tjetër që është më i kushtueshëm.” Burime thonë se transporti i munguar në Vlorë pritet të rifillojë funksionimin të hënën, ndërsa qytetarët i tremben rritjes së biletës. ”Ne kemi dëgjuar një informacion që do na e bëjë 70 çmimin e biletës.”Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, mjetet e transportit do të funksionojnë me 70 % të kapacitetit, ndërsa maskat janë detyrim për udhëtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME