Categories Lajme

Vlorë, 26-vjeçari qëllohet me sëpatë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI + DETAJE)

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Vlorë. Mësohet se 26-vjeçari Besim Hoxha është qëlluar me sëpatë e për pasojë ka marrë plagë të rënda. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni. Mësohet se i riu është nisur drejt spitalit nga patrulla e policisë dhe mës pas është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet në reaminacion.

27 vjecari i lënduar është gjetur pranë Varrezave të Dëshmorëve. I riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ai është konfliktuar me një tjetër person për motive banale. Mësohet se autori e ka qëlluar me sëpatë në kurriz dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME