Vlorë, Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 5 shtetasit e mëposhtëm: E. Rr., 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë. Policia ka bërë ndalimin e tij për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, pasi ky shtetas ishte drejtuesi i mjetit skrep, ku humbi jetën 60 vjeçari dy ditë më parë në fshatin Dukat. E. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”. E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”. M. Z., 30 vjeç, banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”. K. M., 39 vjeç, banues në Kaninë , Vlorë. Ky shtetas u kap në qytetin e Vlorës pasi 39 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 6 vite burg. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
