Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).

-Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 33 vjeç dhe R. I., 22 vjeç, pasi më datë 29.04.2024, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 42-vjeçar, në fshatin Janjar, Konispol. -Seksioni për Narkotikët referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

-Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient në pronësi të tij, gjetën dhe sekuestruan 4 ndezësa për granata dore luftarake. -Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, pasi më datë 28.04.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi ukrainas G. I., 59 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka dëmtuar lehtë një 4-vjeçar, i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-Po ky sektor referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij është përplasur me një automjet të parkuar dhe me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Sh. D. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasgjerët e automjetit tip “Audi”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndërtimi, tregtia dhe turizmi ulin besimin në ekonomi! Optimizëm tek industria

Shkurti ka rikthyer pesimizmin në ekonomi. Pas një përmirësimi në muajin janar, raporti i fundit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të çmimit të naftës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Kemi 1500 shqiptarë rezidentë, por edhe 2000 turistë”, ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: Nuk po flitet për evakuim

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në…

LEXO ME SHUME