Categories Lajme

Vlorë, Arrestohet 26 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, detaje

DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në muajn qershor të këtij viti, në Finiq, ka braktisur automjetin me të cilin transportonte disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 30 vjeç, banues në Gjermani, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Akërnisë”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u gjetën 1 shufër hekuri dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në Borsh. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME