Categories Sport

“Shokët u tallën me mua, më thanë ishte krosim”, Asllani: Trajneri Sylvinho është fantastik, jemi të gjithë të lumtur

Kristjan Asllani ishte një nga pikat kyçe të Shqipërisë në fitoren kundër Ishujve Faroe pas një supergoli të shënuar, për të ndihmuar Kombëtaren të dilte me tre pikë. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Panorama Sport”, mesfushori i Interit foli jo vetëm për këtë, por edhe për ftesën e tij nga Reja, e deri te lojtarët që ka marrëdhënien më të mirë në Kombëtare.

“Isha shumë i lumtur, më erdhi ftesa në miqësoret me Spanjën e Gjeorgjinë dhe ka qenë një gjë shumë emocionuese se luajta me Spanjën, më futi trajneri Reja disa minuta dhe ishte emocion i madh.

Jam i lumtur po nuk do të thotë kush bën gol e asist, gjëja kryesore ishte të fitonim e të merrnim 6 pikë se e dimë që kemi grup të vështirë. Kemi ndeshjet në shtator e duhet të marrim pikë akoma.

Goli ndaj Ishujve Faroe? Shumë më kanë shkruar, më kanë bërë komplimente, është normale, erdhi ky gol, mund të ketë qenë shans, çfarë të bëjmë. Kanë bërë të gjithë shaka, por është normale, brenda grupit bëjmë të gjithë shaka. Më thanë se goli erdhi gabimisht , ishte një krosim (qesh).

Shpresoj që po, grupi është i gjithi së bashku, trajneri është fantastik se na mban të gjithëve. Jemi të lumtur të gjithë, kur fiton morali është edhe më i lartë, duhet të kthehemi në shtator, të bëjmë mirë se kemi këto ndeshje të vështira. Shpresojmë të bëjmë pikë pasi objektivi ynë është Gjermania.

Me Ismajlin dhe Bajramin se kemi luajtur bashkë te Empoli, por edhe me Hysaj se e njoh që te Empoli”, u shpreh Asllani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME