Categories Lajme

Vlorë\ Bashkëpunimi ndërkufitar Greqi-Shqipëri: Drejt një menaxhimi sa më efektiv të basenit Ujor Vjosë-Aoos

Bashkëpunimi ndërkufitar Greqi-Shqipëri: Drejt një menaxhimi sa më efektiv të basenit Ujor Vjosë-Aoos. Vlorë, 10 nëntor 2023. Pas një vizite të sukseshme të zhvilluar në Janinë në korrik të këtij viti, mirëpritëm në Vlorë delegacionin Grek të përbërë nga Prefekti i Janinës Z. Alexandros Kahrimanis, kryetari i Bashkisë së Konicës Z. Nikolaos Eksarxos , kryetari i bashkisë së Zagorisë Z. George Soukoubelos si dhe drejtues të agjencive rajonale e qëndrore, të përfshira drejtpërdrejtë në menaxhimin e burimeve ujore.

Delegacioni u mirëprit nga përfaqësues të institucioneve shqiptare: Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, Prefekti i Qarkut Gjirokastër Z. Odise Kote, nënkryetare e bashkisë Vlorë Zj. Irena Toshkallari si dhe përfqësues nga bashkitë Fier, Përmet dhe Selenicë.

Ardhja e homologëve grek në Shqipëri është në vijim të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar në menaxhimin sa më efektiv dhe të qëndrueshëm të Basenit Ujor Vjosë-Aoos.

Në këtë kuadër, të dy vizitat e shkëmbimit kanë qenë të fokusuara në identifikimin dhe hartëzimin e institucioneve të angazhuara në qeverisjen e ujit, si për palën shqiptare dhe atë greke, si dhe njohjen e kuadrit ligjor dhe rolit të tyre në qeverisjen e ujit.

Gjithashtu këto vizita kanë mundësuar shkëmbimin e informacionit mbi angazhimet konkrete dhe aktuale të secilës palë në drejtim të planifikimit dhe adresimit të çështjeve të lidhura me ujin.

Specifikisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) prezantoi progresin mbi procesin e hartimit të planit të menaxhimit të Basenit Ujor Vjosë, ndërkohë që nga Agjencia e Decentralizuar u bë një përditësim në lidhje me rishikimin e planit të menaxhimit të basenit të Epirus.

Përfaqësues nga organizata partnere greke MedINA ngritën shqetësimin lidhur me HEC-et e vegjël në palën greke dhe presionet apo kërcënimet e mundshme të tyre në lumin Vjosa.

Aspekti ndërkufitar i lumit Vjosë u trajtua edhe në raport me menaxhimin e “Parkut Kombëtar Lumi Vjosa” bashkuar rishtazi rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Ndërkohë që nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po punohet për hartimin e planit të menaxhimit dhe masterplanit për zhvillimin e turizmit, nevoja për masa të konservimit natyror dhe proceseve ekologjike në palën greke u ngrit si domosdoshmëri.

Palët pjesëmarrëse diskutuan mbi terma konkretë të bashkëpunimit dy palësh i cili synon të konkretizohet vitin

që vjen me hartimin dhe miratimin nga të dy palët të një plani veprimi ndërkufitar.

Gjatë takimit rezultoi domosdoshmëri bashkëpunimi dypalësh në adresimin e nevojave dhe sfidave si: grumbullimi, ruajtia dhe shkëmbimi i informacionit mbi të dhënat dhe studimet shkencore, të dhënat mbi cilësinë e ujrave, zhvillimin e turizmit dhe bujqësinë si dhe zhvillimin e hidroenergjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME