Categories Lajme

Vlorë, Finalizohet operacioni policor, për zbardhjen e një rasti vjedhjeje, prangosen dy shtetas

Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 4”, për zbardhjen e një rasti vjedhjeje, të kryer në një banesë në Vlorë, para një muaji. Operacioni, rezultat i një hetimi intensiv proaktiv, disajavor, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Vepruan si grup, për të vjedhur sende me vlerë (bizhuteri floriri), në një banesë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, të cilët dyshohet se janë autorë edhe të rasteve të tjera vjedhjesh.

Gjenden dhe sekuestrohen sendet (bizhuteri) me vlerë rreth 150 000 euro, 2 automjetet e përdoruara për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i një hetimi të thelluar, proaktiv, të kryer për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një vjedhjeje të kryer në një banesë në Vlorë, më datë 21.03.2023, si dhe për vënien në pranga të autorëve të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 4”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit S. G., 44 vjeç dhe Y. G., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, duke vepruar në fomën e grupit, janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve (bizhuteri floriri) me vlerë rreth 150 000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit L. H. Bizhuteritë e vjedhura, 2 automjetet që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME