Një person është paraqitur i plagosur ditën e sotme në spitalin e Vlorës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin K. D. i datëlindjes 14.09.1994, 28 vjeç nga Vlora.
Sipas burimeve ai ka një plagë në kofshë të shkaktuar nga një mjet prerë, thikë. Në dëshminë e tij ai thotë se ka rënë dhe është dëmtuar.
Ndodhet në sallën e operacionit sigurisht jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se plaga mund t’i ketë ardhur si pasojë e një konflikti.
