Categories Lajme

Vlorë, Lajm i fundit

Fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar në spital e plagosur. Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po vijon hetimet.

VLORE-Një grua që ishte duke kaluar rrugën me fëmijën në krah u përplas nga një makinë tip ‘Mazda’ pasditen e sotme në zonën e Skelës në qytetin bregdetar. Fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar në spital e plagosur. Në momentin që makina ka përplasur gruan dhe fëmija ra në asfalt ndërhyri një qytetar duke e kapur me shpejtësi, pasi përballë po vinin makinat.

Vlora News sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa duket efektivi i policisë rrugore duke mbajtur në krah fëmijën që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë nëna e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po vijon hetimet. Po sot në aksin Elbasan-Peqin u shënua një aksident tjetër me dy të plagosur pas përplasjes së një kamioni me një makinë. Ndërkohë që dje u plagosën nëntë persona nga tre aksidente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME