Më shumë përpjekje që zëri i personave me aftësi të kufizuar të dëgjohet më fuqishëm
Të nderuar anëtarë të shoqatës tonë, dega Vlorë! Të nderuar pjesëmarrës dhe të ftuar! Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë vjen në këtë takim me një bilanc të pasur pune, kryesisht në marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e ndryshme të pushtetit qendror dhe lokal, kryesisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me Ministrinë e Financave, me Ministrinë e Transporteve etj, ashtu sikurse kemi patur bashkëpunim të mirë me mjaft bashki të vendit, përfshi këtu Bashkinë Vlorë me kryetarin e saj, z. Dritan Leli, me të cilin kryetari kombëtar i Shoqatës Shqiptare të Personave të paaftë, Maksim rrushi, ka patur një letërkëmbim të frytshëm. Të gjitha këto përpjekje kanë qenë në funksion të qëllimit tonë që zëri ynë të dëgjohet më shumë.
Gjithashtu bashkëpunim dhe mirëkuptim kemi gjetur edhe në shumë bashki të tjera të vendit, por bashkia vlorë zë një vend të veçantë. Është e vërtetë gjithashtu, që shoqata jonë ka treguar vullnet dhe këmbëngulje në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë personat e paaftë.
Ndaj në këtë takim, kryetari kombëtar, Maksim Rushi, sjell përshëndetjet e tij të sinqerta në emër të Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë. Kjo shoqatë e themeluar më 4 dhjetor 2012 me vendim nr. 3457 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe me NIPT L44011191R. mori në mbrojtje personat me dëmtim fizik dhe pluridifekt, ku numri i tyre shkon mbi 68 mijë persona të paaftë.
Një ndër objektivat madhorë të kësaj shoqate është të sigurojë mbështetje të gjithanshme sociale, politike e ligjore anëtarëve të saj, madje është detyrë themelore e saj që në çdo kohë të insistojë në respektimin e të drejtave të tyre. Shoqata jonë, si një bashkim vullnetar i personave të paaftë ka në mesin e saj drejtues që i njohin mirë problemet dhe shqetësimet, që këmbëngulin çdo moment për zgjidhjen e tyre.
Burimet njerëzore, njerëzit e aftë që dinë të marrin përgjegjësi, janë një siguri për ecurinë dhe vazhdimësinë e sukseseve që po arrin Shoqata jonë, madje mbetet një shembull pozitiv dhe frymëzues ai i kryetares së Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë , dega Vlorë , Diana Thanasi e, cila me çiltërsinë e saj, dhembshurinë, shpresën, këmbënguljen për t’iu gjetur zgjidhje problemeve të ndryshme, është kthyer në mburojë ndaj padrejtësive dhe të paaftëve në degën që shërben. Njerëz të tillë nuk i mungojnë shoqatës tone; puna e tyre është një pasuri e pashtershme sepse në thelb të veprimtarisë që realizojnë, kanë vendosur ide të qarta dhe dëshirë për arritjen e qëllimeve dhe objektivave për të cilën shoqata jonë është krijuar.
Për këtë arsye, në organet drejtuese të degëve në rrethe, janë zgjedhur individë me vullnet të mirë për të punuar dhe përmirësuar jetën e personave të paaftë duke harmonizuar interesat e duke këmbëngulur në ruajtjen e të drejtave themelore që shërbejnë për integrimin social, ekonomik e politik.
Veprimtaria e kësaj shoqate vazhdon të intesifikohet sepse përfaqësuesit tanë nëpër rrethe u qëndrojë pranë anëtarëve të vet, të cilët janë shtresa më e diskriminuar në aspektin financiar, pasi trajtohen me vetëm 10.500 lekë në muaj dhe që nuk janë pak, por mbi 68 mijë vetë Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë ka denancuar mjaft raste padrejtësish në institucionet qëndrore të vendit të cilat lidhen me trajtimin shqetësues që u bëhet personave të paaftë në zyrat e KMCAP nëpër rrethe ku mjekët e këtij komisioni po tregohen joprofesionistë dhe të pandjeshëm përballë gjendjes shëndetsore të tyre, edhe në rastet kur s’ka asnjë dyshim që ata meritojnë të marrin pagesën e paaftësisë.
Për këtë arsye , shoqata jonë është e indinjuar nga dora e zezë e bluzave të bardha sepse në mjaft rrethe të vendit po kthehet në makth për personat e paaftë, sepse po abuzohet rëndë dhe turpshëm me personat të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të jetuar, përpos kësaj pagese simbolike, e cila shpesh shërben vetëm për trajtimin mjekësor të tyre.
Por ndërkohë kemi vlerësuar dhe përmendur në shtyp, gjithkënd që na ka qendruar pranë, si në rasti e bashkisë Vlorë me të cilën bashkëpunimi është për t’u vlerësuar Ne përmes këtij referati, ju drejtohem juve të nderuar bashkëvuajtës për t’ju shprehur bindjen e plotë, se ne më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar, të dëgjojmë dhe mësojmë nga eksperiencat e njëri-tjetrit, të përkrahim qëndrimet kritike ndaj çdo vendimi që merret për ne nga vendimarrësit tanë, pa qenë ne të pranishëm, ndaj duhet jemi në një frymë e në një mendje për mbrojtjen e të drejtat tona, të cilat nuk fitohen lehtë.
Është për të ardhur mirë që nga puna jonë kemi konstatuar se ka njerëz profesionistë e të vullnetëshëm për të na ndihmuar, dhe kjo na bën të ndihemi të lumtur pasi këtë e bëjnë në emër të përmirësimit të shërbimit ndaj nesh.
Ndaj me këtë rast më lejoni të sjell falenderimet nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuar të Kosovës, të cilët vlerësuan akti e bashkisë Vlorë e cila bëri të mundur realizimin e bashkëpunimit mes dy shoqatave tona Për këtë arsye e cilësoj si një shembull të mirë kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, i cili ju përgjigj pozitivisht nevojave tona për të intensifikuar punën tonë me shoqatat homologe.
Faleminderit kryetar i kësaj bashkie, që i jeni gjendur pranë kësaj kategorie qytetarësh, që ka nevojë për mbështetjen e çdo segmenti shoqëror. Shoqata jonë ka bashkëpunuar ngushtë dhe vrullshëm me këdo që ka qënë gati për të çuar një hap përpara gjendjen e të paaftëve në shoqëri, madje edhe me shoqata të ngjashme në Suedi, hollandë e gjetkë. Bashkëpunim të mirë kemi patur edhe me mediat. Shoqata jonë dhe media në përgjithësi kanë patur gjithmonë një raport të shkëlqyer sepse ata gjithmonë janë treguar të gatshëm të pasqyrojnë të vërtetat dhe shqetësimet e personave të paaftë, duke u bërë kështu mbështetës në të drejtat tona. Media vizive dhe ajo e shkruar ka evidentuar mjaft probleme nga jeta e këtyre personave duke u përpjekur që të sensibilizojë instancat përkatëse që të jenë krah të të përvuajturve dhe drejtësisë së tyre . Ne dhe gjithë anëtarësia e kësaj shoqate ju përcjellim gjithë falenderimet tona institucioneve, personave dhe donatorëve që na kanë ndihmuar, inkurajojmë dhe përkrahur, pasi pa ndihmën e tyre nuk do ta kishim të lehtë të arrinim objektivat që i kemi vënë vetes. Ndihma e gjithkujt është kontribut për vënien e një gur në themelet e të ardhmes më të mirë të komunitetit të personave të paaftë. Ju Faleminderit dhe njëherë për pjesëmarrjen dhe ju uroj që kështu të jemi gjithmonë të bashkuar, me qëllimin e vetëm që zëri i Personave me Aftësi të Kufizuar të jetë gjithnjë e më i fuqishëm. Faleminderit Nga Komitet Kombetar i Shoqatës Shqiptare e Personave te Paafte