Categories Lajme

Vlorë, Ndalohet 36-vjeçari

Vlorë  Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.  Operacioni policor i koduar “Antena”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, çon në pranga 1 shtetas.  Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë narkotikë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Antena”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME