Categories Lajme, Politike

Vlorë, Në pjesën më të madhe të shkollave të qytetit mungon ngrohja, PD Vlorë: Prindërit paguajnë gjithçka

Në pjesën më të madhe të shkollave të qytetit të Vlorës mungon ngrohja në shkolla. Problemi bëhet akoma edhe më i madh në shkollat në periferi të qytetit apo njësitë administrative në të cilat nuk është ende i instaluar sistemi i kaldajave, por edhe në shkollat kryesore të qytetit të Vlorës sic shprehen edhe nxënësit sado që sistemi i kaldajës është funksional ata sërish ngrohen me rezistenca për të cilat kanë vendosur po lekë vetë për ti blerë.

Shqetësimin e mungesës së ngrohjes në shkolla e ka ngritur dhe partia demokratike dega Vlorë me anë të nënkryetarit të kësaj dege, Edmond Fetahu. I cili në konferencën e dhënë për media shprehet se ” 90% e shkollave janë pa ngrohje dhe për pasojë dhjetra nxënës mungojnë në orët e mësimit. Skandal është mosdeklarim i mungesave, për të fshehur të vërtetën që do të nxirrte zbuluar Bashkinë “Rilindase”.

Edhe aty ku ka “ngrohje”, që përsëri është e pamjaftueshme, ajo sigurohet me lekët e prindërve. Prindërit paguajnë, për rojet, xhamat, bankat, lyerjet… e të tjera që duhet t’i sigurojë Bashkia Vlorë. Prindër e mjekë deklarohen se shkaku i sëmundjeve të fëmijëve është pikërisht mungesa e ngrohjes në shkolla.” ka deklaruar më tej Zv kryetari Edmond Fetahu. Pjesa më e madhe e klasave në shkollat e qytetit gjatë ditëve të ftohta të dimrit ngrohen me rezistenca të cilat kanë kontribuar po vetë për ti blerë. Ky problem është evident jo vetëm në shkollat fillore të qytetit të Vlorës por edhe në gjimnazet e këtij të fundit. Madje edhe në ato shkolla të cilat sistemi me kaldaja është instaluar, në shumicën e ditëve ai nuk vendoset në funksion, duke i ngrohur sërish klasat me rezistenca elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME