Categories Lajme

Vlorë, Pas de.noncimit të BOOM, nëna bashkohet me vajzën që i mbahej peng nga ish-bashkëshorti

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora iu rikthye edhe njëherë rastit të Enkelejda Nelaj në Vlorë, një denoncim i bërë në qershor të këtij viti para mbylljes së sezonit.

Nënës së divorcuar i mbahej peng vajza e madhe nga ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrra dhe pse kishte një vendim të prerë nga gjykata që vajza të qëndronte me të. Ajo kishte mbetur vetëm me vajzën e vogël.

Problem ishte dhe fakti se vajza nuk lejohej prej të atit të ndiqte as shkollën.

Kësaj herë “BOOM” vjen me lajme të mira. Policia ka bërë shoqërimin e ish-burrit të Enkelejdës dhe nënës së tij duke bërë të mundur që përmbarimi të ekzekutojë urdhrin.

Tashmë ajo ka në gjirin e saj të dy vajzat dhe motrat njëra-tjetrën po ashtu.

Enkelejda Nelaj: Jam shumë e lumtur pranë vajzave të mia. Ju përshëndes si staf që më keni qëndruar afër, zyrën përmbarimore këtu, policinë. Vajza nisi shkollën është shumë mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME