Fotografia e këngëtares Morena Taraku pranë këngëtarit Jason Derulo ka nxitur dyshimet se po shijojnë një lidhje dashurie. Në imazhin që postoi në Instagram duke i uruar ditëlindjen, Morena dukej shumë pranë Jason.
Ndërsa kohët e fundit, këngëtari i ka bërë shpesh herë komente bukuroshes shqiptare. Nuk dihet nëse ky është i dashuri i ri i Morenës, por gjithcka mbetet për tu konfirmuar. Para disa muajsh, ajo i dha fund historisë me milionerin iranian Sasha Sobhani, por kurrë nuk u zbulua arsyeja e vërtetë e ndarjes.

