Barcelona është e pamposhtur në Camp Nou ndërkohë që po udhëheq ndeshjen me shifrat 2-0 ndaj Villareal-it. Griezmann zhbllokon shifrat që në minutën e 6-të me anë të një goli me kokë.
Në minutën e 15′ është Arthur që dhuron spektakël duke shënuar një gol nga jashtë zone e duke dyfishuar shifrat. Topi përfundoi në trekëndëshin e portës aty ku as portieri i Villareal-it nuk mund ta kapte. Është ndeshja e pestë e La ligas që po luhet këtë mesjavë.
