Categories Lajme

Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin

Port Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara, peocedohen penalisht 2 shtetas iranianë. Sekuestrohen 2 karta identiteti të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit iranianë M. M., 52 vjeç dhe M. G., 57 vjeç. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumenteve, rezultoi se dokumentet që dy shtetasit kishin paraqitur, ishin të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jam me Mamicën dhe Vrana Kontin”, çfarë paralajmëron Rama nga ‘Ballkoni i Perëndisë’

Mesdita e kësaj të marte, kryeministrin Edi Rama e gjeti në “Bunin e Bajraktarëve” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

62-vjeçari skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e…

LEXO ME SHUME