Categories Lajme

Vlorë-Sarandë,Shoqërohen disa shtetas

Policia e Sarandës vë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Procedohen në gjendje të lirë edhe 3 shtetas, për vepra të ndryshme p enale.“Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë,  në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit T. RR., 45 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qenë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u referuan materiale në prokurori, në ngarkim të shtetasit M. Q., 82 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S.M., 51 vjeç, se shtetasi M.Q ( babai i ish bashkëshortes së tij) duke mashtruar ka përvetësuar, për 4 vite, pensionin e djalit të tij 22- vjeçar, të sëmurë me autizëm. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka us htruar d hunë f izike ndaj bashkëshortes së tij.” – njofton policia.

Po ashtu u ar restuan në flagrancë shtetasi A. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të d ehur dhe pa lejen përkatëse, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. U arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale J. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. U procedua në gjendje të lirë shtetaset O. A., dhe K. N., , ish punonjëse të OSHEE-së, pasi ka bërë kallëzim shtetasja N. H.,  se dy shtetaset e mësipërme, dyshohen se duke shpërdoruar detyrën kanë zhdukur  nga  zyra pranë të cilës kanë qenë të punësuara këto shtetase,  dokumente të protokollit të OSHEE Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME