Categories Lajme

Vlorë/ Vidhnin energjinë elektrike, arrestohet 1 person, detaje

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar për lidhjet e kundraligjshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin janë evidentuar 51 raste vjedhje, duke bërë që të bien në pranga 11 persona dhpallen në 14 14 të tjerë dhe procedohen penalisht 26 qytetarë.

Sipas policisë rastet e evidentuara kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Njoftimi i plotë: Evidentohen 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike/Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen penalisht 26 shtetas dhe shpallen në kërkim 14 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Vlorë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K.

Gjithashtu operacioni për lidhjet e kundraligjshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin janë evidentuar edhe ne qytete te tjera si: Fier, Lezhe, Diber, Shkoder, Durres, Berat, Gjirokaster, Tirane.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME