Categories Lajme

Vlorë, Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende te forta shtetasit Q. K., E. K. dhe R.K.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, u proceduan penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit V. N., 49 vjeç, dhe V. D., 39 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas, janë ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë, në lagjen “24 Maji”, duke transportuar me kamionët e tyre, materiale ndërtimi, për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 kamionëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon hetimi i këtij rasti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin L. M., 54 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME