Categories Lajme

Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohet 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin “Bejas”, Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka d ënuar me 4 muaj b urg për veprën penale “D hunë në familje”.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “P lagosja e lehtë me dashje”, shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi për motive të dobta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të d ehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shndërrimi i qeverisjes në një “mbretëri kryeministrore” që ushqen varfërinë dhe largimin e popullsisë.

Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm në tregun e Vlorës/ Çmimet “fluturojnë” nën petkun e naftës: Qytetarët në udhëkryq, tregtarët drejt falimentimit Efekti zinxhir i shtrenjtimit të naftës ka goditur rëndë tryezat e vlonjatëve.

Një vëzhgim i Vlora News në tregun e fruta-perimeve dëshmon një realitet të dhimbshëm: rritja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME