Categories Lajme

Vodhën nën kërcënimin e armës biznesin në Durrës, në pranga dy autorët e dyshuar

Një vjedhje e ndodhur më 6 Janar në një dyqan në Durrës është zbardhur nga policia dhe janë arrestuar autorët e dyshuar. Ata janë O.M. 34 vjeç i dënuar më parë për drogë dhe E.Sh. 35 vjeç i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy persona, nën kërcënimin e një kallashnikovi, vodhën 150 mijë lekë të vjetra mbrëmjen e Janarit në një dyqan në lagjen Nr.15 të Durrësit.

Nga analizimi i kamerave të sigurisë por dhe provat e tjera të mbledhura në vendngjarje u zbulua identiteti i autorëve dhe u arrestuan.

Hetuesit mundën të zbardhnin edhe dy vjedhje të tjera të kryera nga këta persona.

Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, ata dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash, ndërsa më datë  27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën grabitësit gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 celularë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME