Categories Lajme

Vodhi dhe shpërndau pa autorizim bombula oksigjeni, Gjykata merr vendimin për 26-vjeçarin

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën arrest me burg ndaj Mensur Shtyllës, oksigjenist i spitalit të Kavajës. 26-vjeçari akuzohet nga prokuroria se vodhi 24 bombula osigjeni nga depoja e spitalit dhe ja dhënë më pas të afërmve të personave që janë të prekur nga koronavirusi.

Grupi i hetimit pak ditë më parë vendosi ti ndryshojë akuzën Mensur Shtyllës, nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Bëhet me dije se Shtylla para grupit hetimorë ka thënë se ka marrë bombula oksigjeni dhe ua ka dhuruar personave në nevojë dhe se gjithacka që ka bërë e ka bërë për humanizëm.

“Kam rreth 16 muaj që punoj në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist. Kam marrë bombola nga spitali dhe i kam dhënë banorëve të ndryshëm të Kavajës, për shkak të nevojave që kanë pasur, pasi si qytetar i Kavajës kisha njohje me ta. Unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër dhe nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer. Gjithçka e kam bërë për humanizëm” ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME