Categories Lajme

Vorë Mësim online?! Fëmijës që rron në çadër i dridhet buza dhe shpërthen në lot

Familja Koroni nga Vora është në qiell të hapur, kjo pasi tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi banesën, ndërkohë që ai së bashku me dy fëmijët dhe gruan shtatzënë jetojnë në qiell të hapur. Në kushte tejet të vështira, dy kryefamiljarët apelojnë për ndihmë nga strukturat shtetërore, pasi jetojnë në një çadër dhe jetesa për to është shumë e vështirë, shkruan Faxweb.

Gruaja shtatzënë pranon se jeton në kushte si në mesjetë, ndërkohë që shton se aty ku lan edhe gatuan duke treguar kazanët me ujë që po nxen në oborrin e saj. “Dua te më sjellin një konteiner, jemi në kushte shumë të vështira. Aty laj rrobat aty gatuaj, më janë shkatërruar duart.”- u shpreh gruaja.

Ndërkohë djali i familjes, i cili është në klasën e pestë, u pyet nga gazetarja Mirilda Tili se si kishte mësuar gjatë kohës pandemsië me zhvillimin e mësimit online. Fëmija u emocionua shumë, duke pranuar fillimisht se ishte ndihmuar nga shokët, por me pas nuk i mbajti dot lotët, duke konfirmuar gjendjen e vështirë për të mësuar si bashkëmoshatarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME