Categories Lajme

Vorpsi nuk heq dorë, paraqet në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese

Arta Vorpsi është e vetmja që ka paraqitur kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Ditën e djeshme, Kuvendi hapi procedurën e aplikimeve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë se vitin e kaluar ka pasur përplasje të forta mes Presidentit Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani për Arta Vorpsin. Pati diskutime pasi Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari, u emëruan për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese.

Më pas, Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Marsida Xhaferllari ka të drejtën të ushtrojë funksionin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, duke përjashtuar si anëtare Arta Vorpsin e cila u betua tek noterja. Kujtojmë se Kuvendi shpalli hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z. Fatos Lulo duke zbuluar kriteret që duhet të plotësojë kandidati:

-të ketë zotësi të plotë për të vepruar; -të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; -të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; -të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;-të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; -të ketë kaluar me sukses procesin e kontollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. Plotësimi  kritereve vlerësohet në bazë: vjetërsisë në profesion; -përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;-kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; -treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; -ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; -informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME