Categories Lajme

Vr asja në Zall Bastar/ E vr au me shufër hekuri dashnorin e motrës pas tradh ëtisë, motër e vëlla merren të pandehur, deklarata në polici

Një vr.asje e ndodhur një vit më parë në Zall-Bastar, pasi motra e autorit të kr.imit tr.adhtonte bashkëshortin me vi.ktimën e quajtur, Arben Gjeçi, ka çuar para gjykatës, tre persona të pandehur.Esat Cani, Dëfrim Kurti dhe bashkëshortja e këtij të fundit, njëherësh dhe motra e Esatit, Elida Cani, janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë për ak.uzën e “Pla.gosjes së r.ëndë me dashje”, me pasojë vd.ekjen e Arben Gjecit, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve nar.kotike”.
Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, vik.tima Arben Gjeçi,ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me Elida Canin, motrën e autorit të kr.imit, Esat Cani. Kjo marrëdhënie jashtë martesore është pikasur nga Esat Cani, i cili ka filluar të ndjekë me përpikëri lëvizjet e 34-vjeçarit Gjeçi, i cili vetëm pak minuta para se të vr.itej, ndodhej në një kafene të fshatit Zall-Bastar me bashkëshortin e Elida Canit, me të cilën Gjeci kishte krijuar lidhjen e fshehtë. Pasi i ka dhënë një gotë raki, Dëfrim Kurtit, bashkëshortit të Elidës, Arben Gjeçi, është larguar nga kafja duke e lënë të vetëm Dëfrimin, dhe ka marrë rrugën drejt shtëpisë së Elida Canit, ku kjo e fundit e priste në një ambient të jashtëm të banesës.

Por kjo lidhje e fshehtë ishte zbuluar nga vëllai i Elidës, Esat Cani, i cili ka filluar të monitorojë lëvizjet e Arben Gjeçit, derisa e ka gjetur atë së bashku me motrën e tij, në një kasolle. Esat Cani, e ka që.lluar disa herë në kokë me një shufër hekuri, ku fillimisht Arben Gjeçi është pla.gosur rë.ndë dhe më pas ka vd.ekur. Go.ditja është kryer sapo Gjeçi kishte përfunduar marrëdh.ënien sek.suale me motrën e tij, dhe Gjeçi është veshur dhe ka dalë nga kasollja. Pas këtij kr.imi, autori Esat Cani ka shpjeguar se është larguar në banesën e tij dhe është shtrirë për të fjetur.

“Shqiptarja.com” sjell rrëfimet e tre të pandehurve të kësaj dosje, ku veç tregimit të dinamikës së këtij kr.imi të rëndë, burrë e grua kanë treguar dhe se si janë përpjekur për të fshehur provat. Elida Cani, ka marrë në telefon fillimisht vëllanë e vik.timës, Musa Gjeci, duke i shpjeguar se çfarë ka ndodhur, por ka shtuar se nuk ka qenë e sigurte nëse e ka dëgjuar, pasi frynte erë. Më pas ka marrë në telefon duke lajmëruar burrin duke i thënë se pranë banesës së tyre është një person i vd.ekur. Njëherësh Elida, ka marrë në telefon burrin e saj Dëfrimin, duke i shpjeguar se Arbeni kishte ardhur që ta takonte dhe se dikush e kishte vr.arë. Dëfrim Kurti, fillimisht e ka pyetur nëse e dinë prindërit dhe më pas e ka udhëzuar që të pastrojë të gjithë gj.akun dhe gjurmët, të cilat Elida, i ka mbuluar me tallash. Kurti, pasi ka ardhur e ka marrë Gjeçin, duke dërguar trupin në një rrugë të fshatit, ndërsa më pas ka lajmëruar të afërmit e tij, se e ka gjetur të pla.gosur. Kurti ka fshehur më pas bluzën me gj.ak dhe telefonin e vi.ktimës për të humbur gjurmët.

Dëshmia e Elida Canit: Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Me Dëfrim Kurtin jemi martuar para dy vitesh. Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe. Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte. Nuk pashë askënd se kush e që.lloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gj.ak. Në lidhje me ngjarjen unë shpjegimet do i jap vetëm në prani të avokatit. Jam e traumatizuar nga ngjarja që ka ndodhur. Mua më tha burri që të fshija gj.akun dhe e fshiva. Jam e penduar, më shumë do të flas në gjykatë.

Dëshmia e Esat Canit: Një ditë kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë në makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte edhe ime motër dhe e fejuara ime. Arbeni po sillej çuditshëm dhe unë aty në atë çast dyshova se ai ose ishte lidhur me motrën time ose me të fejuarën time. Ditën e ngjarjes dola nga banesa dhe i thashë babait që po iki për në punë, kur po kaloja te lokali, pashë furgonin e tij, por jo atë. Aty dyshova, vajta i thashë pronarit do të iki se kam babanë sëmurë, por ai më tha se nuk ka leje, por unë ika. Në këtë moment shkova në shtëpi mora një shufër hekuri dhe ika të shtëpia e motrës dhe qëndrova pas kashtores. Nga ai pozicion pashë te dera ku depërtonte drita një lëvizje, pasi u hap dera doli Arben Gjeci. Ai më pa dhe filloi që të qeshte me ironi. Unë e go.dita me hekur pas koke dy tre herë dhe ika qetësisht në shtëpi. Kur ika në shtëpi e hodha shufrën. Babai më pyeti se çfarë ke, i thashë nuk kam gjë dhe shkova që të fle, nuk kam pasur qëllim që ta vr.isja, por ta rri.hja që të vu.ante ca kohë.

Dëshmia e kunatit të autorit Dëfrim Cani: Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tha hajde më dërgo te shtëpia ime. Unë kisha lëvizur nga ai lokal dhe ndodhesha pak larg, në një lokal tjetër, 20 minuta larg shtëpisë. I thashë kam punë tani, herë tjetër. Ajo më telefonoi sërish duke qa.rë më tha hajde shpejt, në shtëpinë tonë gjendet një burrë i gj.akosur, dikush ka që.lluar Arben Gjecin. Pastaj më tha sërish me mua bëj ç’të duash, ai ishte tek unë. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte pla.gosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës. Marrë nga Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME