Categories Lajme

Ulen temperaturat dhe nisin reshjet e shiut, ja moti për sot

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër e të pakët dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, KU me të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore.

Edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime reshjet mbeten prezente deri pak pas mesditës KUR moti kthjellohet fillimisht në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes moti i kthjellët do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë e mesatare në tokë por e fortë n det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova, Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat pësojnë zhvillim duke rrezikuar shira të pa përfillshëm . Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë kushtet atmosferike duke larguar vranësirat përkohësisht.

Maqedonia e Veriut, Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit gjatë paradites në MV. POR duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat perëndimore dhe me pas në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të paktët dhe të izoluar. Por mbrëmja sërisht përmirëson motin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME