Categories Lajme

Emigracioni neto, 424 mijë të ikur nga vendi për 2011-2020, sa janë kthyer

Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po vjen në rritje, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se nga viti 2011, kur raportohen për herë të parë të dhënat, deri në 2020-n, janë larguar nga vendi 423.7 mijë persona (emigrantë).

Për të njëjtën periudhë janë kthyer 242.8 mijë imigrantë, duke bërë që migracioni neto për këtë periudhë të jetë -181 mijë persona.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2020 edhe pse në kushtet e kufizimeve ekstreme në lëvizje nga pandemia Covid- 19 emigracioni neto ( diferenca ndërmjet të larguarve dhe të kthyerve në vend) ishte 16 mijë e 684 persona.

Të dhënat tregojnë se, në vitin 2020 u larguan nga vendi 23 mijë e 854 persona dhe u rikthyen vetëm 7171 persona. Diferenca mes ikjeve dhe kthimeve mbeti sërish e lartë me mbi 16 mijë persona.

Ekspertët e çështjeve demografike në vend lajmërojnë se pandemia Covid-19 do të stimulojë edhe me tej emigracionin. Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt.

Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Shumica e të larguarve janë të rinj. INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind.

Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona.

Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona. Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.

Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën. Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME