Categories Sport

Mbappe: PSG klub i madh, ne pjesë e historisë. E ardhmja? Më lini të shijoj fitoren

PSG nuk mund ta mbyllte sezonin pa një trofe. Ekipi i Mauricio Pochettinos mposhti 2-0 Monacon dhe fitoi Kupën e Francës për herë të 14-të (rekord). Kylian Mbappe shënoi një nga golat e fitores mbrëmjen e kaluar.

Ylli i sulmit të PSG-së, flet për France 2 rreth suksesit në Kupë dhe ndalet tek e ardhmja e tij. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm, 22-vjeçari është gati të rinovojë me një tjetër vit, por me kushtin për t’u shitur verën e ardhshme.

Punojmë çdo ditë për të shijuar këto emocione dhe për të marrë këto vlerësime. Kjo Kupë është fryt i punës së gjithë grupit të lojtarëve dhe stafit tonë teknik. Ia dedikojmë tifozëve që nuk mundën të merrnin pjesë në stadium.

Kur je pjesë e PSG-së, që është një nga klubet më të mëdha në botë dhe më i madhi në Francë, çdo titull vlen për t’u bërë pjesë e historisë. Ne duam të jemi pjesë e kësaj historie. E ardhmja? Më lini të shijoj këtë fitore.

Ndihem personi më i lumtur, kjo është gjëja që ka më rëndësi se gjithçka tjetër“, përfundoi sulmuesi i skuadrës së Pochettinos, i cili shpreson të luajë me Real Madrid në të ardhmen. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME