Categories Lajme

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, avokati i autorit: Fajtore është e gjithë shoqëria!

Avokati i të miturit që goditi për vdekje me thikë 15-vjeçarin në Gramsh, bëri përgjegjëse shoqërinë, rrjetet sociale dhe mediat për ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë. Në një deklaratë për mediat pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg për 4 të miturit, Oligert Kume shprehu solidaritetin me dhimbjen e prindërve të adoleshentit, që humbi jetën dhe kërkoi nga media përcjellje të lajmeve në interes publik. Për ngjarjen ai fajësoi edhe mungesën e kontrollit nga shkolla dhe familja.

“Unë përfaqësoj të miturin në konflikt me ligjin Xh. Ç. dhe jam i autorizuar nga prindërit për të dhënë deklaratë për çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat e qytetar, por edhe si përfaqësues i prindërve të Xhonatanit, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më dhe i urojmë shërim të shpejtë të miturit të plagosur. Ju si media plotësoni detyrimin hyjnor, të përcillni lajmin në interes publik. Kjo ngjarje, fajtore është e gjithë shoqëria shqiptare, që do të thotë të ndërgjegjësojmë komunitetin ku jetojmë. Ku kanë gabuar strukturat shtetërore që kanë pasur detyrë të garantojë një jetë fëminore.

E gjithë shoqëria shqiptare është fajtore për ngjarjen, çka do të thotë që media do të duhet të vijojë në përcjelljen e lajmeve me interes të lartë publik që kanë të bëjnë me faktin se në çfarë ambienti po i rrisim fëmijët tanë, çfarë sigurie kanë? Se armët, thika ndodhen e shiten online dhe do të duhet të inciojmë tema diskutimi për portale TikTok e Snapchat.

A përbën interes publik se shëndetin mendor dhe jetesën fëminore po na i dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme dhe përplasja ka ardhur edhe si rezultat i përdorimit pa kriter të telefonit dhe mungesës së kontrollit të trinomit çelës që ka të bëjnë me mirërritjen; shkolla, familja dhe fëmija”.

Duke i kërkuar media që të lancojë emisione që i shërbejnë mirërritjes dhe shëndetit mendor të fëmijë, Kume u shpreh se edhe 4 të miturit që përballen me lijgin do të duhet të ishin në bankat e shkollës.

“Do t’ju lutesha shumë të lanconi emisione që i shërbejnë shëndetit mendor të fëmijës, mirërritjes dhe mirënxënies së tyre. Mos harroni që edhe ata 4 persona që morën masën e sigurisë arrest me burg pa afat janë fëmijë që pavarësisht ligjit që përcakton përgjegjësinë e tyre penale, ata do të duhet të ishin në bankat e shkollës dhe në këtë këndvështrim do të duhet që të mendojmë të solidarizohemi me dhimbjen e prindërve të fëmijës që ka humbur jetën dhe investohuni pranë linjave editoriale që të prodhoni emisione që të janë në interes të shëndetit të fëmijës”.

Sipas avokatit Kume të miturit kanë shfaqur shenja pendese në seancë, por edhe gjatë marrjes në pyetje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME