Categories Lajme

Vrasja e 35-vjeçarit/ Motra e viktimës ‘paralajmëron’ prokurorin: S’do ta shijojë jetën, ta flejë mendjen

Për të disatën herë, Gjykata ka kërkuar thellimin e hetimeve nga organi i akuzës, ndërsa këtë herë ka vendosur edhe kryerjen e një eksperimenti hetimor për të hedhur dritë mbi më shumë detaje nga skena e krimit dhe dinamika e vrasjes.

Seanca e caktuar për t’u zhvilluar dy javë më parë, u shty me kërkesën e familjarëve të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk u kishte vënë në dispozicion aktet e detyrave që Gjykata i ngarkoi organit të akuzës. Pas shtyrjes së seancës për një periudhë dyjavore, këto akte iu ishin vendosur në dispozicion familjarëve, duke bërë që seanca e radhës të zhvillohet, por përsëri nuk kanë munguar diskutimet dhe akuzat e familjarëve.

Thuajse dy orë e gjysmë ka zgjatur seanca, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa familjarët e Altin Balliut kërkojnë ndryshimin e klasifikimit të veprës penale, e cila rëndon mbi autorin. Aktualisht, organi i akuzës e ka klasifikuar veprën penale “vrasje” sipas nenit 76 të Kodit Penal, ndërsa familjarët pretendojnë që ajo të klasifikohet si “vrasje në rrethana cilësuese”, neni 79 germa DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave.

Por gjatë seancës, Gjykata përsëri ka kërkuar akte të reja ekspertize lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe skenën e krimit. Më herët, Gjykata i ka kthyer dy herë dosjen hetimore Prokurorisë, duke kërkuar hetim më të thelluar për çështjen dhe përfshirjen e personave të tjerë në vrasjen e Altin Balliut.

Motra e viktimës, Klodiana Rafçë

Motra e viktimës, Klodiana Rafçë

AKUZAT

Motra e Altin Balliut, e cila ishte e vetmja që u lejua të ishte e pranishme në sallën e gjyqit, përsëri u është rikthyer akuzave të mëparshme për prokurorin e çështjes. E tronditur nga seanca, por edhe dhimbja për humbjen e vëllait, Klodiana Rafçë ka deklaruar se prokurori është i korruptuar.

“Po bëhet më kriminel se ai që i mori jetën tim vëllai”, është shprehur ajo pas përfundimit të seancës. “Sapo dola nga gjyqi për tim vëlla, s’di ç’do vendosin më tej. Dua që e drejta e tim vëllai të vejë në vend. S’ka pasur faj fare ai, Gjykata vendosi përsëri hetimin, por ky prokuror, Edmond Shytko, mos i dëgjofsha kurrë emrin, po bëhet më kriminel se ai që i mori jetën tim vëllai. E bën çështjen sikur ai ka qenë në gjendje depresioni, ai është kriminel, qesh e zbardh dhëmbët, është një trafikant, ai hedh baltë mbi tim vëlla.

Të paktën të mbajë vendin atje në burg e të rrijë. Në këtë seancë u vendos të rishqyrtohet dhe një herë çështja, po ky prokuror thotë të njëjtat gjëra. Qenka ai i pafajshëm, thotë që është dhunuar, asgjë s’i është dhunuar atij, ai e vrau vëllain tim. Prokurori është i paguar, unë dua të drejtën e tim vëllai, të vendoset dënimi më i rëndë për të. Nëse s’bëhet drejtësi, ne do bëjmë vetëgjyqësi. E përsëris, prokurori i korruptuar totalisht, jo s’i gjen dëshmitarët, jo s’i gjen këto. Me gjakun e vëllait tim ai nuk ka për ta shijuar jetën, ta flejë mendjen”, u shpreh motra e Altin Balliut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME