Categories Lajme

Vrasja e Florian Selimit në Fier, nëna flet për manipulim provash: Kanë kaluar 4 vite dhe ende s’po bëhet drejtësi

Nëna e Florian Selimit, i riu që u vra 4 vite më parë në fshatin Sulaj të Fierit kërkon drejtësi për të birin. Dukate Selimi endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.

“Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme, i kam shkruar çdo lloj institucioni. Tani mbas 4 viteve, që seancë pas seance, mbi 24 seanca janë bërë, asnjë vendim nuk ka. Njëri është në burg për arsye tjetër, kurse tjetri, kam edhe një foto që endet nëpër seanca pa praninë e policisë, është i lirë domethënë. Kërcënime kam pasur nga ata”, shprehet Dukate Selimi.

Pas krimit, më 13 gusht 2019, policia në komunikatë zyrtare njoftoi se kishte zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen dhe se ishin arrestuar autorët e dyshuar të krimit, por sot pas 4 vitesh, kur pyetet në sallën e gjyqit shefi i krimeve thotë që nuk mban mend.

“Nga pesë dëshmitarë që kanë pasur për të dëshmuar, vetëm njëri prej tyre ka thënë ashtu siç e ka shkruar në letra, ka thënë të vërtetën, kurse të tjerët ngrenë pretendime se kanë pasur Covid, thonë jemi të sëmurë dhe nuk mbajmë mend asgjë. Edhe shefi i krimeve të rënda Adriatik Mehmeti thotë nuk mbaj mend asgjë. I thashë që keni dhënë edhe një komunikatë për mediat që është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja, por tha nuk e mbaj mend. Duket qartë që ata kanë bashkëpunuar për prishjen e provave”, shprehet Dukate Selimi. Nëna e Florian Selimit pretendon se janë manipuluar provat dhe se ka pasur ndërhyrje për të mbrojtur autorët. Ajo ka kërkuar të drejtën në çdo hallkë të sistemit drejtësisë.

“Na është thënë atë natë që janë gjetur prova dhe është zbardhur çështja, na është thënë nga shefi i krimeve të rënda. Ndërhyrje të institucioneve deri lart deri në shtet, pasi kam edhe foto që një deputet është në krah të tyre, domethënë kanë përkrahjen e institucioneve ligjzbatuese, por edhe deri lart”, thotë nëna e Florian Selimit. Ajo i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të gjykojnë çështjen pa ndërhyrje dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

“Kërkoj nga organet ligjzbatuese që këtë çështje ta marrin me seriozitet, mos na lënë që të kalojmë në vetëgjyqësi sepse gjakun e djalit tim unë nuk e fal. Kam humbur djalin e vetëm, e kam humbur padrejtësisht, është vrarë në rrugë, kërkoj drejtësi”, bën apel nëna e Florian Selimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME