Categories Lajme

Vrasja me thikë e 32-vjeçares në Durrës, policia jep detaje zyrtare: Viktima, dy autorët dhe tre femra, konsumuan lëndë narkotike

Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari janë dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës.

Sipas uniformave blu, vrasja e 32-vjeçares, e cila punonte si prostitutë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 22 vjeçari Aldo Ibrahimi dhe 45 vjeçari Ylli Grabovari dyshohet se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.Gjithashtu prezente kanë qenë edhe 3 shtetase të cilat janë proceduar për moskallëzim të krimit.

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë, ku u gjet e pajete poshtë urës së Dajlanit një 32-vjeçare, Luljeta Preza. Sot në kuadër të operacionit të koduar “Deluzion” u vunë në pranga dy persona, shtetasit A. B., dhe Y. G., te cilet dyshohet se e kane vrare me thike.

Sipas policise, dy personat dyshohet se e kane vrare 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të. Ndërkohë janë proceduar penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

“Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare).

Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi”, sqaron policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e  rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme.

Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Procedohen penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës së shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, ditën e djeshme, rreth orës 10:35.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimi, kapja dhe vënia në pranga në kohë rekord, e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Në vijim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Tentova të hap dyert”, shoferi i betonieres ku u përplasën dhe humbën jetën 4 të rinjtë flet në gjyq: Makina shpërtheu në flakë dhe…

I riu Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres që u përplas nga pas nga katër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Njohja e kontributeve për pensionet me Italinë, publikohet në Fletoren Zyrtare marrëveshja

Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kryenin vjedhje në banesa, arrestohen 2 persona në Elbasan

Dy shtetas të identifikuar si Artur Ciku dhe Idajet Sulkja janë arrestuar nga Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, babai i të miturës bën denoncim në polici!

Një vajzë 15-vjeçare raportohet se është larguar nga banesa e saj në Tiranë. Polica bën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përkeqësimi i kushteve të motit/ Anulohet linja Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe dalja në det e mjeteve të vogla

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi –…

LEXO ME SHUME