Categories Lajme

Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Jam i tronditur, më vjen turp!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Rëmbec të Maliqit. Nesti Sotiri, 60 vjeç u vra me thikë dhe autori i  dyshuar i këtij krimi është fqinji i tij, Velo Hazisllari, i cili ka mbetur i plagosur.

Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive të dobëta. Vëllai i autorit të dyshuar është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar nga televizori.

“Nuk di asgjë, sa e pashë në televizor. Nuk kam forcë dhe kurajë të flas. Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë jetoj në Greqi, sa erdha për pushime, ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, tha Pëllumb Hazisllari.

Dyshohet se sherri nisi për motive banale dhe degradoi në përdorimin e thikë. Hazisllari, i shtruar në spital, tashmë është arrestuar nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME