Categories Lajme

Vrasja për nder në Zallbastar, dëshmitari zbardh dinamikën e krimit

Gjatë një udhëtimi me furgon në tetor të vitit 2018, ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij dhe për këtë arsye, ai i ka ruajtur.

Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionuar pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë. Më shumë se dy ditë iu desh Prokurorisë së Tiranës të zbardhte të gjithë ngjarjen, e cila duket se shkak ka ruajtjen e nderit nga ana e Canit, i cili nuk mund të pranonte një lidhje të tillë. Nga ana tjetër, viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa njihej me autorin dhe familjarë të tij.

Në kërkesën për caktim të masës së sigurisë, Prokuroria ka renditur dëshmi të autorit, motrës së tij, si dhe mënyrën se si bashkëshorti i kësaj të fundit, Dëfrim Kurti, kishte larguar trupin e viktimës nga toka e tij, duke i kërkuar ndihmë të afërmve, të cilëve nuk i kishte treguar të gjithë situatën.

Trupi i 35-vjeçarit është endur për disa minuta sa në një vend në tjetrin, ndërsa në fund një kushëri i Kurtit e ka futur në banesë, ku e kanë mbajtur ngrohtë deri sa të vinte i vëllai i Gjeçit, i cili e ka marrë dhe transportuar për në Spital me një makinë të lartë. Edhe vetë 20-vjeçarja, në dëshminë e dhënë ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit, që do të përfundonte me vdekjen e të dashurit të saj.

“Kam dëgjuar zhurmë goditje”, ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi.

Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili, sipas saj, përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

Shtetasi Dëfrim Kurti e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I. K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet. Shtetasi I. K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllanë të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi Arben Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësisht shofer i linjës së furgonave të zonës. Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste.

Ishte i lagur, pasi binte pak shi dhe ishte i gjakosur në kokë në anën e majtë, po ashtu gjak kishte në xhup dhe në triko. Të tre së bashku e kanë marrë në krahë dhe e kanë çuar te shtëpia e B. K., ku i kanë hequr të gjitha rrobat në brez e sipër, pasi dridhej dhe kishte ftohtë. I kemi hedhur dy-tre batanije që të ngrohej si dhe i kam futur shumë dru sobës për t’u ngrohur më shumë ambienti. Ndërkohë, ka marrë në telefon vëllanë e Arbenit, shtetasin C. GJ., të cilit i ka thënë se ka gjetur Benin jashtë të vrarë dhe të gjente ndonjë makinë për ta çuar në spital.

Nga verifikimi i thënieve të shtetasit Dëfrim Kurti, me procesverbalin e verifikimit të thënieve, vërtetohet se ai me gisht ka treguar se ku ka gjetur kufomën në derë, më pas e ka marrë atë dhe e ka dërguar në lagjen “Bakutja”, duke e lënë në anë të rrugës. Më pas, ka shkuar në parcelën e shtetasit S. K., ku kishte hequr bluzën e tij me njolla gjaku dhe e kishte fshehur poshtë një rrase guri, si dhe ka fshehur po në këtë parcelë, në murin rrethues, në mesin e saj, telefonin “iPhone” me ngjyrë blu e të bardhë, që i përkiste viktimës Arben Gjeçi. Më pas, ai ka lëvizur me mjet në drejtim të qytetit të Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME