Categories Lajme

Vrau kolegun me armën e shërbimit, gjykata jep masën e sigurisë për Ludian Zaimin

Gjykata ka lënë në burg efektivin Ludian Zaimi i cili vrau me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasin në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Oficeri i ri i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, iu vunë prangat nga kolegët me akuzën e vrasjes me paramendim.

Efektivi 25 vjeçar me origjinë nga Skrapari, qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun 30 vite më të madh se ai, Çaush Saliasin.

Ngjarja e rëndë ndodhi para se efektivët e komisariatit numër 3 të merrnin shërbimin e turnin të tretë. Referuar dëshmisë dhënë nga autori, 25 vjeçari Ludian Zaimi, ai i është drejtuar kolegut 55 vjeçar me fjalët “Hë si do e lëmë ne”. Kjo me argumentin se prej kohësh kishin debate.

Por, pikërisht në këtë moment, efektivi Çaush Saliasi ka thënë se do të rregulloheshin dhe sapo ka kthyer shpinën është qëlluar me armë nga Ludian Zaimi. Zyrtarisht, hetuesit shprehen se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Gjatë marrjes në pyetje, efektivi 25 vjeçar ka treguar se prej kohësh bullizohej nga kolegu Saliasi.

“Isha shumë i mërzitur. Prej kohësh më shante dhe këtë gjë e bënte përherë. Në disa raste edhe pa arsye. Edhe kur të dy ishim në të njëjtin shërbim më thoshte ‘qorr’. Ishte mbushur kupa dhe në atë çast nuk durova më, pasi kisha akumuluar prej kohësh. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”.

Për debatet e vazhdueshme, Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti. Por, në komisariat shumë kolegë i dinin konfliktet e tyre.

Në pyetje grupi hetimor mori edhe efektivët e policisë, që në momentin që ndodhi ngjarja ishin dëshmitarë okularë. Ata kanë pohuar se nuk kishin mundësi parandalimi, pasi Ludian Zaimi kishte nxjerrë direkt armën dhe u kishte thënë “Ulni kokat ju të tjerët” dhe menjëherë kishte shtënë.

Në banesën e autorit u gjetën disa medikamente kundër depresionit, që sipas familjarëve i përdorte prej disa muajsh Ludian Zaimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME